14 leje minerare – MEI shpall procedurën, mbizotëron kromi

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nxjerrë për shprehje interesi edhe 14 zona të tjera minerare. Bizneset e interesuara duhet të paraqesin ofertat deri në fund të Qershorit, konkretisht në 27,28 dhe 29 Qershor të specifikuara për secilën zonë minerare.

Nga ajo që vihet re në publikimin e ministrisë, është kromi minerali që mbizotëron në pjesën më të madhe. Por cilat janë konkretisht zonat dhe vlera e kërkuar e investimit.

Gjocaj, Qarku Elbasan, minerali Zhurë me vlerë minimale investimi 21 milionë lekë

Katjel, Qarku Elbasan, minerali krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë

Qaf Shtamë, Qarku Dibër, gëlqeror i mermerizuar me vlerë minimale investimi 28 milionë lekë

Rrajcë-Luqinë, Qarku Elbasan, minerali krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë

Vrith, Qarku Shkodër, minerali krom me vlerë minimale investimi 2.73 milionë lekë

Jugu i Hurdhës, Qarku Dibër, krom  me vlerë investimi 5.4 milionë lekë

Fusha Kalt, Qarku Dibër krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë

Përroi i Runës, Qafë  Kumbull, Qarku Kukës, krom dhe investim 18.3 milionë lekë

Krekez, Qarku Vlorë, argjile me vlerë investimi 21 milionë lekë

Poçem, Qarku Fier, gëlqeror me vlerë investimi 21 milionë lekë

Mali i Frashnjetit, Qarku Lezhë, gur gëlqeror me investim 21 milionë lekë

Pashkashesh, Qarku Tiranë, gur gëlqeror me vlerë investimi 21 milionë lekë

Faqja e Kaltit, Qarku Dibër, krom me vlerë minimale investimi 8.4 milionë lekë

Përroi i Sefallit, Qarku Kukës, gëlqeror dhe investim 21 milionë lekë

Gjatë Majit ministria shpalli për interes edhe 14 zona të tjera minerare për të cilat biznesi i interesuar mund të garonte.