Business Conference – Inovacioni Në Projektim Për Zhvillimin E Infrastrukturave Të Qëndrueshme

TIRANË, 10 – 11 MAJ 2017

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

ICE – Agjencia, Seksioni për Promovimin e Shkëmbimeve Tregtare i Ambasadës Italiane, në bashkëpunim me OICE (Shoqata italiane e studiove të inxhinerise, akitektures dhe konsulencës tekniko-ekonomike), organizon në Tiranë, më 10 dhe 11 maj 2017, takime biznesi b2b mbi mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë italiane në sektorët e mëposhtëm:

  • infrastruktura rrugore, hekurudhore, sociale, detare dhe ura
  • mjedisi, trajtimi i ujrave dhe impiantet
  • arkitektura, planifikimi urban dhe restaurimi
  • shërbime inxhinierike për efiçencën energjetike dhe energjitë e rinovueshme
  • inxhinieria sizmike
  • plant ingineering, fire prevention.

Ditën e mërkurë 10 maj në Universitetin Politeknik të Tiranës nga ora 09:00 deri në orën 12:30 do të zhvillohet seksioni teknik i Forumit të Biznesit “Inovacioni në projektim për zhvillimin e infrastrukturave të qëndrueshme“.

Do të vijojnë si më poshtë takimet e biznesit b2b me përfaqësuesit e shoqërive italiane:

  • e mërkurë 10 maj 2017 (nga ora 14:00 deri në orën 19:00)
  • e enjte 11 maj 2017 (nga ora 10:30 deri në orën 14:00).

Për konfirmimin e pjesëmarrjes në takimet e biznesit b2b, jeni të ftuar të përzgjidhni kompanitë italiane me interes për ju dhe të regjistroheni në link-un e mëposhtëm :

https://docs.google.com/a/ice.it/forms/d/e/1FAIpQLSfQjrX3GlJXN0CdrINpysbH8yFl4ZkZ9GUlnnp-hOTqnSpjjw/viewform