Nis rikonstruksioni i konvikteve në Qytetin Studenti Nr.2 për 15.5M Euro.

Një lajm që spara ka rënë shumë në sy sot ka qënë ky:

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz përuruan sot fillimin e punimeve për rindërtimin, sipas parimit të efiçiencës energjetike të godinave të Qytetit Studenti nr. 2, në kuadër të projektit për rehabilitimin e konvikteve ku Bashkia e Tiranës është përfituese direkte. Projekti synon përmirësimin e kushteve të jetesës për rreth 600 studentë, nëpërmjet rinovimit të ndërtesave me një sistem më të mirë ngrohjeje dhe izolimi, si dhe rinovimit të strukturës së brendshme të ndërtesave për të rritur cilësinë e jetesës si dhe mundësitë e ngrohjes për studentët. Kështu, studentët e shkollës së inxhinierisë dhe fakulteteve të tjera që jetojnë në Qytetin Studenti Nr.2, pranë “21 Dhjetorit”, do të kenë shumë shpejt mjedise tërësisht të rikonstruktura dhe me standarde që garantojnë ngrohje me efiçencë energjetike.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz theksoi se Qeveria Federale ka vënë në dispozicion 15,5 milionë euro për të gjithë projektin; nga të cilët 9 milionë euro do të përdoren për rikonstrukionin energjitik të katër konvikteve, duke përmirësuar ndjeshëm izolimin termik dhe duke rinovuar impiantet e ngrohjes. “Gjermania dhe Shqipëria investojnë kësisoj shumëfish në të ardhmen e këtij vendi: Ne përmirësojmë kushtet e jetesës dhe para së gjithash kushtet e mësimit të studentëve. Njëkohësisht ne angazhohemi në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe klimës, duke penguar humbjet në ngrohje përmes dritareve të pa izoluara mirë, çka bën që impiantet e vjetra të ngrohjes të konsumojnë më shumë lëndë djegëse fosile se sa e kanë të nevojshme”, deklaroi ambasadorja Schütz.

 Projekti parashikon termoizolimin dhe sistemin kapot për sipërfaqet e jashtme dhe vendosjen e dyerve dhe dritareve të cilësisë më të lartë, duke synuar garantimin një ngrohje me më pak kosto përmes reduktimit në maksimum të shpërdorimit të energjisë. Kompleksi i Qytetit Studenti Nr. 2 që po rikosntruksohet përbëhet nga katër ndërtesa 6 katëshe. Ndërhyrja do të ruajë strukturën ekzistuese dhe do të riorganizojë ndarjen në dhoma. Gjithashtu, në çdo kat janë shtuar një kuzhinë, një hapësirë ngrënie dhe llozhë e përbashkët. Për herë të parë, do të instalohet një ashensor, si dhe do të vendosen dy shkallë të jashtme duke siguruar dalje emergjente.

Ky është mesazhi që në këtë periudhë të nxehtë fushate kryetari i bashkisë së bashku me ministrin e ennergjitikës po ndërmarin për të promovuar projektet e tyre me paratë gjermane. Por lind pyetja si ka mundësi që të shpenzohen 15,5 Milion euro vetëm për rinovimin e 4 katër godinave të vjetra? Nuk do ishte më mirë që këto godina të amortizuara që sja vlen ti rinovosh të shëmbeshin dhe të ndërtohen të reja? Tashmë kryetari i bashkisë është bërë edhe auditues i efiçencës së energjisë, edhe pse aty duhet te kishin dalë specialistët për të dhënë gjykimin e tyre, por duket që granti është marrë dhe kjo me bekimin e ambasadores gjermane.

Me një shumë të tillë çdo ndërtues, teknik apo dhe njeri i thjeshtë pa shumë njohuri inxhinierike do e kuptonte që mund të ishin ndërtuar disa godina të reja me të gjitha parametrat e efiçencës së energjisë, por siç duket kryetari i bashkisë Veliaj në prag fushate duhet tju japi punë edhe kompanive që e sollen në karrigen e bashkisë.

Të bën të çuditesh roli i ambasadores gjermane Susanne Schütz në promovimin e këtij projekti, të jenë vallë gjermanët injorantë dhe mos kuptojnë se gjithë ky fond për bojatisjen dhe suvatimin e godinave egzistuese të konvikteve tek 21 dhjetori do duheshin shumë herë më pak para? Apo ambasadorja Schütz ka marrë nga eksperienca e manaxhimit të fondeve kur ky i fundit ishte drejtuesi i organizatës Mjaft. Por tashmë kemi dalë në përfundimin që Shqipëria është një parajsë jo vetëm e gjelbërt për të huajt, por edhe trupi diplomatik është shqiptarizuar sesi mund të manaxhojnë fondet.

Nga aspekti teknik i kursimit të efiçencës së energjisë prej 20% është turp të thuhet kjo, pasi edhe me ligjet e reja që ministri Gjiknuri ka në zyrën e tij edhe pse si ka lexuar asnjeherë kjo vlerë duhet të jetë më e lartë. Edhe pse nuk është kosto efiçente për këtë projekt por e destinuar për disa xhepa të caktuar.