ICE – Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane, Seksioni për Promovimin e Shkëmbimeve Tregtare i Ambasadës Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me OICE (Shoqata italiane e studiove të inxhinerise, akitektures dhe konsulencës tekniko-ekonomike), organizon në Tiranë, më 10 dhe 11 maj 2017, takime biznesi b2b mbi mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë italiane në sektorët e më poshtëm:

  • infrastruktura rrugore, hekurudhore, sociale, detare dhe ura
  • mjedisi, trajtimi i ujrave dhe impiantet
  • arkitektura, planifikimi urban dhe restaurimi
  • shërbime inxhinierike për efiçencën energjetike dhe energjitë e rinovueshme
  • inxhinieria sizmike
  • plant ingineering, fire prevention.

Sipas programit bashkëlidhur, ditën e mërkurë 10 maj në Universitetin Politeknik të Tiranës nga ora 09:00 deri në orën 12:30 do të zhvillohet seksioni teknik i Forumit të Biznesit “Inovacioni në projektim për zhvillimin e infrastrukturave të qëndrueshme”.

Do të vijojnë si më poshtë takimet e biznesit B2B me përfaqësuesit e ndërmarrjeve italiane:

  • të mërkurë, 10 maj 2017 (nga ora 14:00 deri në orën 19:00)
  • të enjte, 11 maj 2017 (nga ora 10:30 deri në orën 14:00).

Për më shumë  mund të shkarkoni katalogun online.

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në takimet B2B me përzgjedhjen e kompanive italiane me interes për Ju dhe përcaktimin e datës dhe orës në përputhje me angazhimet Tuaja, nëpërmjet plotësimit të modulit  në link-un.

Katalogu Online më pështë :

View Fullscreen